Pages

Rita Ora nominohet në “Europe Music Awards”














 Për këngëtaren e njohur shqiptare Rita Ora kjo duket të jetë një periudhë mjaft intensive dhe shpërblyese në karrierën e saj.

Pas fitores së çmimit artistja e re më e mirë në “MOBO Awards”, Ora është nominuar edhe në "MTV Europe Music Awards".

Ajo konkurron në dy kategori të kësaj garës “Best Push” dhe “Best New”.

Ceremonia e dhënies së çmimeve "MTV Europe Music Awards" do të zhvillohet në Frankfurt më 11 nëntor dhe do të prezantohet nga modelja e njohur gjermane Heidi Klum.