Pages

Bie nga kati i 20-të i një pallati, por shpëton














Një banor i qytetit rus Vladivostok mund të konsiderohet si njeriu më me fat në botë. Ai është rrëzuar nga kati i 20-të i një pallati, e megjithatë mundi të shpëtonte.
Sipas mediave ruse, burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë duke pirë një cigare në dritaren e banesës së vet, kur është rrëzuar, pasi ishte përkulur poshtë dritares.

Për fat ai ka rënë mbi një makinë e tipit SUV, e cila i ka shpëtuar jetën, duke qenë se nuk ka rënë përdhe.

Ka qenë pronari i makinës që ka lajmëruar ambulancën, duke qenë se në momentin e rënies, është ndezur alarmi i saj, 

Burri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital, por ka pësuar thyerje të shumta në trup.