Pages

Ekskluzive : Vesa Luma ‘përfaqëson’ Shqipërinë në Eurovision

Publikuar: 07.11.2012 - 10:54
Prishtinë, 7 nëntor - Ish-gjyqtarja e showt “X Factor”, këngëtarja Vesa Luma, ka bërë të ditur se do të jetë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës së këtij viti në RTVSH.
Këtë lajm Vesa e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit shoqëror Twitter, duke bërë publik një prej projekteve të shumta që kishte parashikuar për të ardhmen e afërt.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Rona Nishliu fitoi vendin e parë në këtë festival me këngën “Suus” me të cilën përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovision.
Vesa i rikthehet festivalit pas debutimit së bashku me Ronën vite më parë, duke shpresuar se këtë herë edhe ajo do të largohet fitimtare. Suksese!