Festa e “Halloween” mesa duket ka mbërritur shumë herët në Francë .Rrugët e një qyteti francez janë “zaptuar” nga kufoma njerëzisht të cilët ecnin pranë njëri-tjetrit dhe përpiqeshin të realizonin sa më shumë fotografi me imazhin më të ri të tyre, raporton noa.Parada e të "vdekurve është realizuar në një qytet të Francës Lindore, me rastin e hapjes së “European Fantastic Film Festival”, ku do të prezantohen filma horror, triller, aksion, fantastiko-shkencor, etj deri në datën 22 shtator.Një shkollë profesioniste për make-up realizoi këto imazhe, duke i kthyer të rinjtë pjesëmarrës në të vdekur të gjallë.Disa prej personazheve të publikuara edhe në këto foto, janë me të vërtetë të frikshëm, të veshur me rroba të gjakosura e të shqyera, flokët e pakrehur, të gjakosur nga fytyra, imazhi i tyre të tmerron në pamje të parë.
.
