Pages

Fotografoi nga gjithësia sulmin e 11 shtatorit 2001

Pasadena, 12 shtator – Astronauti amerikan, Frank Culbertson më 11 shtator 2001 nuk gjendej në Tokë, por në gjithësi, prej nga fotografoi kullat e sulmuara të New Yorkut.  Ai i bëri fotot nga Stacioni hapësinor ndërkombëtar në largësi 350 kilometra nga sipërfaqja e tokës.  Ai tregoi se pasi pa se çka po ndodhte shpejt kapi fotoaparatin e parë më të afërt dhe nga dritarja bëri fotot e sulmit më të madh terrorist në historinë e re të botës. Astronauti iu tha gazetarëve se në atë moment ndihje i pafuqishëm dhe i vetmuar. Në tokë u kthye në dhjetor të vitit 2001, kur edhe u pensionua.