Rita befason publikun me këngën e Stevie Wonder
Rita Ora ka treguar edhe njëherë potencat e saja vokale në programin e famshëm “MTV Unplugged”.
Pesë këngët të cilat këngëtarja kishte zgjedhur të performonte përfshinin hitet si “Roc the Life”, “RIP” dhe “Shine Ya Light”. Ajo gjithashtu interpretoi në një version “country” këngën “How we do (Party)”, këngë e cila e bëri edhe publikun të këndojë bashkë me të.
Por supriza e madhe e mbrëmjes ishte interpretimi i hitit të ripërpunuar të vitit 1984 nga Stevie Wonder, “Love Light in Flight”. Sikur Stevie të ishte në audiencë edhe ai do ta pranonte se Rita është një vajzë me shumë talent. /Indeksonline/