Besarta Kastrati, vajza e biznesmenit pejan që vdiq kohë më parë nga një sulm me bombë, pranon se e ka vrarë Fidan Shabin, që ishte lajmëruar para më shumë se 10 ditësh i zhdukur I cili u gjend dje i vrarë. Burime të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se pranimin krimit ajo e ka bërë në prani të avokatit të saj, por sipas saj motivi i vrasjes nuk ka të bëjë asgjë me babin e saj.
Këto burime kanë bërë me dije se Besarta ka thënë se Shabi e kishte dhunuar kohë me parë dhe se në të gjallë të babait të saj, tash të ndjerit Salih Kastrati, asaj i ka ardhur turp të tregonte. Besarta ka thënë para hetuesve se vrasjen e ka kryer me armën e viktimës, revolen e Fidan Shabit. /Indeksonline/
|