Në Florida një i plagosur i kërkon ndihmë policisë nëpërmjet telefonit, por e fejuara e armatosur vret veten pak metra më larg.
Ngjarja ka si protagonist Phil Toman, detektiv i policisë në Plantation në Florida, shkruan Huffingtonpost.
Detektivi është qëlluar me plumb në këmbë nga e dashura e tij Crystal Wilson. Ai vendos ti telefonojë policisë duke i shpjeguar me qetësi gjithë sa kishte ndodhur, por ndërkohë që fliste një plumb u dëgjua nga jashtë xhamit të shtëpisë.
“O Zot, bëj që ajo të mos jetë vrarë”, thotë Phil, ndërsa Crystal vrau veten dhe e gjithë ngjarja u regjistrua përmes telefonit.
“Beson se ajo vrau veten? E pyet dispeceria nga ana tjetër e telefonit. “Dyshoj se e dashura ime u vetëvra, nuk është kthyer brenda dhe nuk dëgjoj asnjë zhurmë tjetër nga jashtë”, deklaroi Toman përmes telefonit.
Nga hetimet e policisë e cila mbërriti në vendngjarje u arrit në përfundimin se pasi qëlloi me plumb në këmbë Toman, vajza Crystal Wilson i dha fund edhe jetës.
Por, para se të ndërmerrte vendimin fatal, në regjistrimin telefonik dëgjohet vajza duke qarë dhe duke kërkuar falje, “Të dua dhe më vjen shumë keq”.
Gjatë telefonatës, polici thotë se nuk mund të lëvizë për shkak të plagës së marrë në këmbë dhe ndërkohë që flet dëgjon të shtënën e armës.
Ndërsa shpjegonte gjithë ndodhinë operatori i kërkon Toman që të qëndrojë në linjë telefonike dhe të shpjegojë gjithë sa ka ndodhur dhe Phil e rindërton gjithë ngjarjen, “U afrua, më puthi dhe më tha më vjen keq. Kishte në dorë një armë të kalibrit 38. Nuk e di se ku i gjeti plumbat për ta mbushur”