Sali Berisha: Rita Ora, më yll se Madonna (VIDEO)
Tiranë, 1 dhjetor - Të thuash që është Madonna, është pak. Është diçka mes Beyonces dhe Rihannës, është e mrekullueshme, superstar. Kështu e cilësoi kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha këngëtaren Rita Ora, ndërsa u shfaq si një njohës i mirë i repertorit të saj.
Përveç zërit të saj, R.I.P është një këngë që çon peshë zemrat e të rinjve në të gjithë botën, tha kryeministri.
Berisha tha se Rita është një atdhetare e flaktë dhe është edukuar nga një familje shqiptare, duke pohuar gjithmonë se është shqiptare dhe kosovare.
Kreu i qeverisë, tha se pas gjithë asaj lodhje që ishte akumuluar gjatë gjithë muajit, u shkri kur të rinjtë në shesh i gëzoheshin ritmeve të saj.
Ndërkaq, vetë Rita Ora është shprehu mjaft e ekzaltur nga pritja që i është bërë në Shqipëri. Pas mbylljes së performancës së saj në Tiranë, Rita Ora ka shkruar në Twitter se e gjitha është e pabesueshme, ëndrra po bëhet realitet.
Pavarësisht shiut, të gjithë të pranishmit në koncert mbyllën çadrat për të festuar bashkë me yllin shqiptar.
