Pages

Kolegët shqiptar e ‘xhelozuan’ Rita Oren ...

- Shumë nga artistët që kënduan përpara fillimit të koncertit të Rita Orës u shfaqën në skenë me ngjyrat e flamurit, kuqezi. Emra të njohur, nga Aleksandër Gjoka, Era Rusi, Rosela Gjylbegu, Soni Malaj, Besa Kokëdhima, Pirro Çako, Mariza Ikonomi, Ermal Mamaqi e shumë të tjerë u uruan shqiptarëve festën e pavarësisë, edhe pse gjatë daljes së tyre në skenë turma nuk ndalej së brohorituri emrin e Rita Orës.

Të veshur me ngjyrat e flamurit kuq e zi, të gjithë artistët kënduan nga 2 këngë. Megjithatë, thuajse asnjëri prej tyre nuk u bë kurioz për të pritur Rita Orën apo për ta takuar atë. Sapo mbaronin këngët, secili prej tyre largohej nga prapaskena duke vazhduar agjendën e mbrëmjes.

Nëse kjo ishte thjesht për shkak të angazhimeve, apo një ndjenjë xhelozie ndaj Ritës dhe famës së saj, këtë nuk mund ta themi. I vetmi fakt është se kur Rita u ngjit në skenë në prapaskenë ishin vetëm ata këngëtarë që do të këndonin pas saj, askush tjetër.