Pages

Kush është i dashuri i ri i Dafina Zeqirit? (VIDEO)












 Pas ardhjes në Kosovë, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri kishte ndryshuar model flokësh, pamje në tërësi, veshje, numrin e telefonit dhe gjithçka që kishte të bënte me jetën dhe karrierën e saj. E ndjekur nga pas gjithmonë nga e motra Tringa, Dafina tashmë ka ndërruar edhe bashkëpunëtorët.

Menaxher i saj nuk është më Çekiç. I pyetur se pse tashmë nuk është bashkëpunëtor i Dafinës, Damir Jahiq u përgjigj shkurt, duke thënë se ka mbaruar kontrata të cilën e kishin nënshkruar dhe se  nuk punon më për Dafinën, duke vazhduar të realizojë këngë për të tjerët. Këngëtarja Zeqiri nuk ndalet me kaq, sepse ka të reja edhe nga jeta e saj private. Pasi është përfolur shumë për ndërrimin e disa partnerëve, ajo siç duket ka gjetur përsëri një tjetër.

Bëhet fjalë për Muhamet Alshiqin, djaloshi i cili për momentin gjendet në krah të këngëtares. Të paktën kështu përflitet nëpër rrjetet sociale dhe mes miqsh, pas publikimit të disa fotove në të cilat çifti shihet i përqafuar. Muhameti punon si truprojë në një kompani sigurimi në Kosovë.