Pages

Dafina Zeqiri dëshiron të bëhet si Eliza Dushku















 Dafina Zeqiri, dikur e nisi punën saj në botën e showbiznesit si shkruese tekstesh për këngët e të tjerëve, për t’u kthyer më pas, në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe të paguara në muzikën shqiptare. Por përveç muzikës, ajo tani synon të bëjë karrierë edhe në kinematografi, e cila duket se ka qenë gjithmonë ëndrra e saj. Këtë e ka thënë vetë Dafina nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku ka shkruar se në planet për vitin e ri 2013, do të përfshijë edhe aktrimin. ‘Dua të jem Eliza Dushku e ardhshme, të ndjek ëndrrën për t’u bërë aktore”, ka shënuar Zeqiri. Kjo dëshirë e saj duket se është bërë edhe më e madhe, tani që po jeton në Amerikë në vendin i mundësive të mëdha. Mes planeve të afërta në muzikë, Dafina ka bërë të ditur se më një dhjetor do të jetë në Gjermani.