Bëhet fjalë për 10 korrikun e vitit 1913, kur në këtë luginë u shënua një temperaturë 56.7 gradë Celsius. Organizata e OKB-së zhvlerësoi rekordin e mëparshëm që mbahej nga El Azizia me 58 gradë, pasi matjet në atë kohë ishin bërë gabim.
"Temperatura reale ishte të paktën 7 gradë më e ulët", transmetonte ditë më parë AS shkrimin e CNN. Analiza u krye gjatë viteve 2010-2011 nga ekspertë nga Libia, Italia, Spanja, Egjipti, Franca, Maroku, Argjentina, SHBA dhe Britania.
"Lugina e Vdekjes" është po ashtu vendi më i nxehtë dhe më i thatë në Amerikën e Veriut.
