Pages

Aksidentet trafiku , 2 të vdekur dhe 19 të plagosur


Dy të vdekur dhe 19 të plagosur është bilanci i aksidenteve që ndodhen të mërkurën në Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Lezhë.
Nelsid Ballaxhiu humbi jetën, ndërsa Saimir Hoxha dhe Fatos Avdiaj mbetën të plagosur në aksidentin që ndodhi në rrugën nacionale Fier-Ballsh. Një fuoristradë me targa shqiptare u përplas me një veturë tip Citroën me targa greke. Sipas ekspertizës paraprake të specialistëve të policisë së Fierit, shkak për këtë aksident ka qenë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar nga njëri prej mjeteve.
Ndërkohë nga përplasja e dy automjeteve në Paskuqan, Bardhyl Haxhillari, humbi jetën si dhe u plagos pasagjerja Entela Jaho.
Po gjatë ditës në Tiranë, në tre aksidente të ndryshme u plagosën tre persona të tjerë.
Në mbrëmje në supestradën Fushë Krujë-Lezhë, tek kthesa e burgut në dalje të urës së Matit, ndodhi një tjetër aksident. Nga përplasja e një mjeti Skoda me targa të Lezhës dhe një Audi me targa angleze, u plagosën 7 persona. Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi ne afërsi të fshatit Grapsh në Gjirokastër. Një automjet në të cilin udhëtonin 6 veta doli nga rruga. Të gjithë pasagjerët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. /tch/