Aktori i famshëm turk i njohur më shumë nga seriali ‘Ezel’, Kenan Imirzalioglu, ka pranuar se është homoseksual, shkruajnë mediat ballkanike.
“Nuk mund të jetoj më me gënjeshtra”, citohet të ketë thënë aktori, i cili nuk ka dashur të ndjekë rrugën e aktorit tjetër nga seriali ‘Sulejmani i Madhërishëm’, Burak Ozçivit, i cili po ashtu është zbuluar se është homoseksual mirëpo ka fshehur orientimin seksual.
Aktorin, të cilin femrat e adhurojnë ndërsa meshkujt janë xheloz, para disa kohësh papritmas është ndarë nga bukuroshja turke Zejnep Beserler me të cilën ishte në lidhje gjashtë vite.
Sa është ky lajm i vërtetë që qarkullon nëpër mediet turke dhe ballkanase pritet të shihet në ditët në vazhdim a do të ketë demant nga vet aktori.