Dy të vdekur dhe 19 të plagosur është bilanci i aksidenteve që ndodhen të mërkurën në Tiranë, Fier, Gjirokastër dhe Lezhë.
Ndërkohë nga përplasja e dy automjeteve në Paskuqan, Bardhyl Haxhillari, humbi jetën si dhe u plagos pasagjerja Entela Jaho.
Po gjatë ditës në Tiranë, në tre aksidente të ndryshme u plagosën tre persona të tjerë.
Në mbrëmje në supestradën Fushë Krujë-Lezhë, tek kthesa e burgut në dalje të urës së Matit, ndodhi një tjetër aksident. Nga përplasja e një mjeti Skoda me targa të Lezhës dhe një Audi me targa angleze, u plagosën 7 persona. Sipas policisë, shkak i aksidentit mendohet të jetë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi ne afërsi të fshatit Grapsh në Gjirokastër. Një automjet në të cilin udhëtonin 6 veta doli nga rruga. Të gjithë pasagjerët e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. /tch/