Dafina Zeqiri, po lë pas vehtes një verë plot zhvillime, veçanërisht në jetën private. Pas ndarjes nga i dashuri, Ledri Vula, në media u shfaq babai i saj biologjik, i cili kërkonte të afrohej me të bijën të cilën kishte vite pa e parë.
Ajo vazhdoi me një turne koncertesh verore nëpër qytetet ku jetojnë shqiptarët, duke iu përkushtuar karrierës së saj, me menaxherin e ri, boshnjakun Çekiç.
Ndonëse që nga hiti "Tonight" nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, Dafina konfirmon se muzika mbetet përkushtimi parësor i saj.
"Miq, po bëj atë në çka jam më e mira, për atë që jetoj - muzikën. I kam fansat më të mirë në botë që më mbështesin dhe më duan! Ju dua të gjithëve!'', shkruan Dafina në një ''cicërimë'' të saj në rrjetin social Twitter