Pages

Kadri Veseli i pari i PDK ??

Kadri Veseli

Komisioni Zgjedhor i Konventës së VI-të Zgjedhore të PDK-së në ditën e dytë të punës ka arritur të numërojë rreth 70 për qind të votave, apo rreth 500 fletëvotime për Këshillin Drejtues të PDK-së. Sipas rezultateve nga numërimi i deritashëm, ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli prin për nga numri i votave të marra, duke marrë rreth 80 për qind të votave të numëruara deri tash.
Në dhjetëshen e parë për nga numri i votave renditen zyrtarët e lartë të PDK-së, si Hajredin Kuçi, Ramë Buja, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Sami Lushtaku, Latif Gashi, Fatmir Xhelili, Elmi Reçica, Azem Syla, Bajram Rexhepi dhe Agim Çeku, derisa më poshtë qëndron ish Sekretari i Përgjithshëm, Jakup Krasniqi, i cili bojkotoi Konventën, ka bërë të ditur njëri prej anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, raporton KosovaOnline.
I njëjti burim ka bërë të ditur se Komisioni është duke kryer punën me ritmin më të shpejtë të mundshëm dhe deri të mërkurën në mesditë pritet të publikohen rezultatet, respektivisht anëtarët Këshillit Drejtues të PDK-së.
Për 150 vende të Këshillit Drejtues të PDK-së kanë garuar 275 kandidatë nga të cilët 20 për qind duhet të jenë femra. /Telegrafi/