Pages

Tepër i trashë për të ikur nga burgu e nxojn me pel per dore

Publikuar: 06.12.2012 - 12:10
Cedes, 6 dhjetor - Rafaelo Valadao së bashku me tre shokë të tjerë të burgosur kishte thurur një plan mjaft të mirë për të ikur nga burgu në qytetin brazilian Cedes. Me një shufër hekuri ata e kishin bërë një zgavër në mur, përmes të cilës shpresonin të dilnin në lirinë e ëndërruar. Dhe, kjo vërtet funksionoi, te i burgosuri i parë, shok i Rafaelos. Ai u përbirua në zgavër dhe doli.Por, kur i erdhi rendi Valadaos, u dëshmua se të burgosurit nuk kishin qenë shumë realë në parashikimet e tyre: zgavra në mur nuk ishte mjaft e gjerë për ta zënë brenda barkun e majmë të Rafaelo Valadeos 100 kilogramësh, transmeton albinfo njoftimin.
Kështu, zgavra e lirisë për të u shndërrua në një ferr të vërtetë. Duke bërë përpjekje për tu përbiruar ai thyen një brinjë dhe nga dhimbja nuk mund të përmbajë klithjet. E këto klithje u shërbyen gardianëve si alarm për të shikuar se çka po ndodhte.
Ata u befasuan keq kur panë Valadaon tashmë dyfish të ngujuar: në burgun real dhe në zgavrën prej të cilës nuk mundte të lëvizte nga asnjëra anë. Pasi që as gardianët nuk mundën ta ndihmonin për të dalë nga ky pozicion i papërshtatshëm, u desh të ndërhynin zjarrfikësit, të cilët i dhanë fund gjendjes groteske të të burgosurit.
Ndërsa për shokun e Rafaelos që mundi të ikte, tashmë ka filluar ndjekja. Dhe në përshkrimin e të ndjekurit shkruan me siguri edhe kjo: i arratisuri ka trup të hollë dhe është i shkathtë!