
Një prej lajmeve kryesore të ditës së sotme, në botën e showbizzit ndërkombëtarë, ishte lajmi se Rita Ora u nda me të dashurinë e saj, Rob Kardashian. Ndonëse nuk pati ndonjë deklaratë zyrtare për një ndarje të tyre, dolën disa fakte të cilat tregojnë se këto thashetheme në fakt janë të vërteta.
Fillimisht, Rob e fshiu Ritën nga Twitter, pastaj nuk ia uroi ditëlindjen.
Por një postim i vetëm pak minutave më parë i Robit, i jep vule të gjitha supozimeve.
“Ajo më tradhtoi me rreth 20 meshkuj derisa ne ishin bashkë. Pyes vetën me sa do të fle ajo tani që u ndamë. Dua të them, 20?!”.
Menjëherë pas kësaj, Rob shfryu mllefin e tij edhe me të tjera postime, për të vërtetuar se bëhet fjalë për Ritën.
“Si mundet një femër që është shumë e zënë duke nisur karrierën, të ketë kohë të jetë me aq shumë meshkuj, derisa është në një lidhje?
Jam i irrituar nga një femër që ua dha trupin e saj më shumë se 20 meshkujve brenda një vitit derisa po mundohet të krijoj karrierë”, shkroi Rob.
Këto postime lidhen shumë me ngjarjet e ditës së sotme, por a mund të jetë e vërtetë se Rita vërtetë ta ketë tradhtuar Robin, apo ky është vetëm një reagim i ngutshëm i vllaut të Kim Kardashian?