Pages

Gazetari rrihet me grushta nga protestuesit (video)


Steven Crowder, shkrimtar, komik dhe bashkëpunëtor i Fox News, është goditur gjatë një proteste të sindikatave në Lansing, në shtetitn Michigan. I dërguari ka publikuar online videon në të cilën goditet me grusht nga një manifestues. Crowder ka treguar që ka marrë plagë në ballë dhe i është thyer një dhemb. Sindikalistët po manifestonin kundër një ligji federal që penalizonte të drejtat e punëtorëve. Agresioni duket se ka lindur nga një pyetje ‘pa vend’ që gazetari u ka bërë protestuesve.