
Dafina Zeqiri, është duke përgatitur albumin e saj më të ri. Por në të njëjtën kohë ajo ka paralajmëruar fansat se produkti i saj, do të jetë një album i padëgjuar më parë.
Edhe pse po punon intensivisht për këtë album, Duffy është shfaqur shpesh në skenë, kështu duke mos u harruar fansat e saj.
Ajo ka paralajmëruar fansat se albumi i saj i radhës do të jetë shumë i veçantë. “Albumi im i tretë do t’ju bëj të çmendeni”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Twitter.
Albumi i fundit i këngëtares kosovare, “Just Me” pati një sukses të madh në gjithë Ballkanin.