
I shumëpërfoluri “King Velentino Corleone” ka mbajtur ahengun e parë në “On Club” në Prishtinë.
Ashtu siç kishte paralajmëruar, ai erdhi në Klub me shoqëruesit e tij si dhe me vajzat të cilat preferon t’i quaj “dancerka”. Për të dëshmuar stilin e tij të veçantë, një ditë më herët ai ka “ankoruar” anijen e tij para hyrjes së Klubit.
Për muzikën e shijes së tij janë përkujdesur DJ të cilët i ka sjellë vet.
Në Party është promovur kënga e tij “Absolut” që tashmë është vizituar dhjetëra mijëra herë nga fansat e tij.
Të gjitha valltaret e tij mbanin mbishkrimin “Vali Corleone” dhe “Kisess party” siç i ka emërtuar ai ahengjet e veta që do t’i mbajë edhe më qytete tjera të Kosovës.
Shumicën e kohës Vali ka qenë i ulur, i rrethuar nga pijet e tij të preferuar Jack Daniel’s, dhe natyrisht shumë Red Bull-a.