
Frankfurt, 12 nëntor - Sensacioni i muzikës botërore, shqiptarja Rita Ora, ka hapur me një performancë fantastike natën e MTV “European Music Award”, por është kthyer duarthatë nga ceremonia. Rita, e cila së fundmi ka lansuar videokëngën e saj të ri “Shine Ya Light”, të xhiruar në Prishtinë, nuk ka marrë asnjë çmim përderisa ka qenë e nominuar në dy kategori, atë për artistin më të mirë të ri dhe për “Best Push”, një çmim që kanali muzikor MTV ua ndan këngëtarëve, të cilët marrin pjesë në serinë e koncerteve “MTV Push”. Në kategorinë për artistin më të mirë të ri evropian ka fituar grupi “One Direction” që ka mundur edhe artisten Lana del Rey. Ndërsa në kategorinë “Best Push” ka triumfuar Carley Rae Jepsen, e cila me hitin e saj “Call me Maybe” ka fituar edhe çmimin kënga e vitit në Evropë. Megjithatë Rita Ora ka shkëlqyer teksa ka kënduar hitin “R.I.P”, në skenën e Frankfurtit. Në mediat botërore është komentuar paraqitja e saj, sidomos dukja dhe skena kur ajo performon në kafaz. Në MTV EMA Justin Bieber ka fituar në “Best Male”, Taylor Swift në “Best female” e bendi “One Direction” , e që kanë qenë triumfuesit më të mëdhenj të këtij viti në “MTV EMA”