Pages

Ja si i fton Vali Corleone fansat në Kisses Party













Vali Corleone ka vendosur të hyjë në botën e showbizit me këngën e tij dhe ahengjet e çmendura.

I mjaftuan dy-tre intervista për t’iu mbushur mendja se është këngëtar dhe organizator i ahengjeve të cilat do të “çmendin” fansat e tij.

Djali nga Gjilani, tanimë i njohur si Princ Valentino Corleone ka bërë ftesë publike për dy evenimente në të cilat do të promovojë këngën e tij të parë “Absolut”, të zhanrit house-music.

Ai ka paralajmëruar se  më 3 nëntor në “On Club” në Prishtinë dhe më 10 nëntor në “My Club” në Prizren do të organizojë “party që mund të përjetohen vetëm në Spanjë, Bullgari dhe Miami të Amerikës”.

“Unë do të dalë në skenë me housin ‘Aabsolut’. Për muzikë do të kujdesen tërë natën 2 DJ si dhe do të ketë femra për dance me uniformë me ngjyrë pink dhe shumë kisssa...”, ka shkruar Corleone në faqen e tij në facebook.

Ai ka një lutje për ata që dëshirojë të marrin pjesë në ahengjet e tij.

“Ju qe do të vini në party ju kisha lutë nëse keni mundësi pak, gardëroba e sipërme të jetë  me ngjyrën pink”, ka shkruar ai.