Pages

Vali Corleone publikon këngën e parë House Music (VIDEO)















Ai ka publikuar këngën dhe videospotin me titullin “Absolut” të zhanrit HouseMusic. Ai premton party ne shume qytete edhe këngë tjera. Në realizimin e kësaj kënge ka punuar edhe Blero.

Princ Vali Corleone i ka hyrë karrierës muzikore ashtu siç kishte paralajmëruar javë më parë. Ai ka  publikuar sot një këngë me titullin “Absolut” për të cilën thotë se është e zhanrit House Music.

Nuk është treguar fare modest për vlerat e këngës së tij. Madje, jep këshilla se si të dëgjohet hiti i tij.

Kjo këngë do te jetë mega hit që do të dëgjohet nëpër disco , club , vetura. Kjo muzikë nuk është për ta degjuar ne laptop apo celularë sepse është gjynah sepse kjo lyp volum max qe ta ndjesh në shpirt absolut!!”, ka shkruar Corleone në faqen e tij në facebook.

Corleone paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe këngë tjera dhe do të organizojë party të mëdha në Kosovë, Maqedoni dhe në disa shtete, përfshirë SHBA-në.

“Kësi lloj party mundeni me perjetu vetëm ne Spanje, ne Bulgari apo ne Miami, Florida”, ka shkruar ai, duke bërë thirrje që secili pjesëmarrëse në party të vijë i veshur me ngjyra pink