Pages

Tuna për inati të kujt e pëlqen Justin Bieberin

Publikuar: 30.10.2012 - 16:18

Prishtinë, 30 tetor – Këngëtarja Altuna Sejdiu i ka shkruar mesazhe në Twitter këngëtarit të njohur Justin Bieber. Këngëtari Justin Bieber shpeshëherë është shëndërruar në objektë talljeje në mesin e atyre që nuk e pëlqejnë si artist.
Ndërkaq është këngëtarja Tuna, ajo e cila në një mënyrë u është kundërvënë ‘tallësve’ të Justin Bieber. Por mënyra se si Tuna i ka quajtur personat të cilët nuk e pëlqejnë këngëtarin ka tingëlluar disi ofenduese.
‘Qe për inati të shkijeve. Të dua Justin Bieber’, ka shkruar Tuna në Twitter.
Nuk dihet saktësisht se kë ka piketuar këngëtarja me këtë fjali, megjithatë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ka shumë persona që shpeshëher ironizojnë me Justin Bieber dhe mund të jenë pikërisht këta persona të piketuarit e këngëtares.