Pages

Shqipëri, nxënësja plagos shoqen me thikë, u zunë në Facebook










Shqipëri, nxënësja plagos shoqen me thikë, u zunë në Facebook


Një ngjarje e rëndë dhe e pazakontë ka tronditur ditën e djeshme qytetin e Tepelenës. Një sherr i nisur në rrjetin social “Facebook” për fat nuk është kthyer në tragjedi.
Ndryshe sa ndodh zakonisht, ku meshkujt janë protagonist në këto sherre, kësaj radhe, personazhet janë femra dhe në moshë të mitur. Një 13 vjeçe ka plagosur me një biçak një nxënëse të shkollës së mesme. Policia tha se shkaku i zënkës mes tyre është banal, ndërsa dyshimet bien mbi motivin e zënies për një djalë, shkruan sot Shekulli. 

Policia ka kryer të gjitha veprimet, ndërsa e plagosura është dërguar menjëherë për në spital. 

Pas ndërhyrjes së mjekëve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse goditjen e ka marrë në pjesën e barkut. Ngjarja e pazakontë ka nisur drejt Tepelenës ekspertët e Krimeve të Rënda të Gjirokastrës të cilët kanë urdhëruar rrethimin e gjithë zonës për të mundësuar arrestimin e autorit, pa e ditur se plagosja ishte kryer nga një vajzë vetëm 13 vjeçe.  

Policia për arsye të moshës së mitur, ndaj autores nuk ka filluar procedim penal.