Pages

Rita Ora, "a po tutesh" (VIDEO)











Këngëtarja me prejardhe nga Prishtina, Rita Ora, mbetet e lidhur me vendlindjen e saj përkunder faktit se ka shumë vite që jeton në Britani.
Këtë herë, nëpërmjet rrjetit social Twitter, këngëtarja ka promovuar ngjarjen kryesore që do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës për Halloween .
"A po tutesh", është "cicërima" e shënuar në Twitter, e që është edhe moto e ngjarjes që do të organizohet nga Project X.


Një grup prej mbi 100 aktivistësh do të kujdeset që festa e Halloween-it të jetë edhe më fantastike se asnjëherë tjetër në Prishtinë.
Me datë 31 Tetor, parkingu i brendshëm privat i Pallatit të Rinisë ose salla e djegur sportive e Pallatit të Rinisë, e cila ka kapacitet deri në 5 mijë vetë, do të jetë nikoqirja e pritjes së kësaj nate.
Për mysafirët do të ketë shumë gjëra interesante dhe formati i këtij organizimi përfshinë dekorime, koreografi, skenografi, akrobacione, muzikë me DJ, efekte speciale, efekte vizuele me Led Screen dhe plot