Lajmet e këqija? Prekin vetëm gratë...
Lajmet e këqija, që i shohim në TV apo lexojmë në gazeta, ndikojnë shumë në rritjen e nivelit të stresit të grave, gjë e cila duket se nuk ndodh aspak me meshkujt.
Tek ta, të tilla lajme, nuk krijojnë aspak efekte negative.Këtë e ka vërtetuar së fundmi, një studim kanadez i kryer nga hulumtuesit e Universitetit të Montrealit, sipas të cilëve, lajmet e këqija kanë për “viktima” vetëm gjininë femërore dhe aspak atë mashkullore, e cila duket e imunizuar prej tyre.Sipas tij, gjinia femërore çdo ditë duket se është më e vetëdijshme për ngjarjet e pakëndshme që ndodhin si në afërsi të shtëpisë, edhe rreth botës.Ndërsa gjinia mashkullore, duket se reagon ndryshe.Ekipi i studiuesve të udhëhequr nga dr.Marie-France Marin ka përfshirë një grup të burrave dhe grave në këtë hulumtim, në mënyrë për të vlerësuar ndikimin psikologjik dhe fiziologjik të lajmeve të këqija tek ta."Është e vështirë për të shmangur lajmin negativ, duke pasur parasysh numrin e madh të burimeve të informacionit, shpjegon dr. Marin, por ajo që bie në sy është se sekset e ndryshëm, reagojnë në mënyrë të ndryshme rreth tyre”