Pages

“Isha një derr budalla”

Mike Tyson po duket mirë, ndonëse me atë tatu në fytyrë.
Së fundmi ai e ka marrë vetën, duket i relaksuar ndryshe nga kohët e kaluara.
Njeriu i cili më parë cilësohej si “mashkulli më i egër i planetit”, tani ka linjën e tij të rrobave të brendshme.
Ai gjithashtu ka kohë që është liruar nga droga dhe është konvertuar në musliman.
Gjatë një interviste Tayson, 46 vjeçar tha:
“Nuk e njoh njeriu që isha më parë. Isha budalla. Isha jashtë kontrollit por kjo më bëri luftar të madhë. Krejt çka doja ishte të luftoja. Doja që të gjithë të më respektonin. Isha një derrë”.
Ajo çfarë më së shumti e bëri të ndryshoj ishte vdekja e vajzës së tij 4 vjeçare në maj të 2009. Si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.
12 ditë pas vdekjes së saj, Tyson u martua me Lakiha “Kiki” Spicer, 35 vjeçare e cila ka merita për ndryshimin e tij në jetë.
“Pasi më vdiq vajza e dija që duhet të bëja diçka positive dhe të largohesha nga zemërimi që më rrethonte. U martova me gruan e ëndrrave të mia. Ajo nuk është e errët si unë. Dua të vdes me të”, tha ai. /Indeksonline/