Flori akuzon Gaxhën për kopjim?
’Ngjyra e kuqe’’, e realizuar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri, është kënga që për momentin po thyen rekordin e shikueshmërisë dhe klikimeve në tregun shqiptar dhe është kështu projekti më i dëgjuar dhe shikuar gjithandej.
Pikërisht kjo këngë me të cilën Gaxha konkurron në festivalin ‘’Kënga Magjike’’, duket se është bërë mollë sheri mes këngëtarit Adrian Gaxha dhe Flori Mumajesit.
Sipas "Panorama", ky i fundit i ka nisur një mesazh Adrianit, duke e akuzuar atë se ia ka kopjuar idenë e këngës ‘’Tallava’’ me të cilën ai është shfaqur në “Top Fest”. /Indeksonline/