Nuk është hera e parë që Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, kërkon nga kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, që të bëjë disa ndryshime në Qeveri.
Ajo kërkesën e parë e kishte bërë që nga marrja e raportit të Progresit që i kishte rekomanduar Kryeministrit të vendit që, raporti i progresit të shërbejë si udhërrëfyes i punës së qeverisë, por edhe për formatizim.
Ministrja Çitaku, një formatizim të tillë, pa cekur ndonjërin prej Ministrave, e ka kërkuar edhe sot, gjatë një interviste në RTK, ku ka folur edhe për reagimin e disa prej ministrave për kërkesën e saj.
Ajo u ka bërë me dije se asnjëri nga ta nuk i ka trashëgimi postet.
“Unë në fakt më ka bërë shumë përshtypje debati që ka ngjallë deklarimi im në lidhje me riformatizimin e qeverisë. As unë e as ministrat tjerë nuk e kemi trashëgimi postet e Misnitrave. Unë kam qenë, jam dhe do të mbes ithtare e reformave në Qeveri”, ka theksuar Çitaku.
Ministrja e Integrimeve Vlora Çitaku, ka theksuar se Kryeministri duhet të marrë vendim sa më shpejt.
