Pages

Rita Ora ngjall reagime tek Serbët

Mediat serbe i kanë kushtuar rendësi vizitës së Ritës në Kosovë dhe xhirimit të videoklipit.E përditshmja serbe, “Blic” në shkrimin me titull “Rita Ora kthehet në Kosovë që të tregoj trupin dhe të xhiroj spot”, shkruan se si Rita është e lindur në Prishtinë, por me prindërit si foshnje është shpërngulur në Londër. Kjo e përditshme ironizon duke publikuar disa fotografi nga xhirimit, që serbëve ju duken sikur Rita po ekspozon trupin. Mirëpo, pak më poshtë tekstit është e vendosur edhe një fotografi tjetër e Ritës që mban të mbeshtjellur flamurin e shtetit të Kosovës.“Jam në Kosovë! Kjo është e pabesueshme. Xhirimet më të mira që i ka bërë ndonjëherë! Ejani të bëjmë këtë”, citon “Blic” ‘twittin’ e ORA-s në profilin e saj në Twitter./fish media/