
Një qen i llojit danua, 1.12 metra i gjatë, ka marrë titullin e qenit më të gjatë në botë.
Gjatësia nga këmbët e para të qenit trevjeçar, i cili jeton në Michigan të SHBA-ve, deri te shpatullat është 1.12 metra, ndërsa gjatësia nga hunda deri te bishti arrin në dy metra- njofton Start.
Kujdestarja e qenit ka thënë se kafsha me peshë prej 70.3 kilogramësh ka fituar të drejtën e hyrjes në librin e rekordeve Guinness.
Përveç kësaj ajo theksoi se qeni konsumon rreth 14 kilogramë ushqim në ditë.
“Zakonisht më pyesin nëse është kalë. U detyruam të merrnim një kamion të vogël për ta transportuar”, ka deklaruar kujdestarja e tij. /Telegrafi/