Pages

Nje plake serbe afër Pejës, është përdhunuar për gati dy orë rresht ( VIDEO )


Plaka Velika Jasovic (83) nga fshati Bellopojë afër Pejës, për gati dy orë rresht është përdhunuar nga serbi 27-vjeçar V. S. dhe nga frika e babait të dhunuesit, gruaja e vjetër nuk ka mundur ta lajmërojë policinë, e as të kërkojë ndihmë tek mjeku i fshatit.
Përdhunimi i Velika Jasovicit, ishte mbajtur i heshtur nga babi i dhunuesit, M.S. i cili është funksionar politik dhe përfaqësues i fshatit.
Sipas mediave kosovare, të cilat u referohen burimeve policore, 27 vjeçari ka hyrë në shtëpinë e viktimës rreth orës 2300, ku e moshuara jeton vetëm dhe ajo për dy orë u detyrua t’u qëndrojë torturimeve seksuale nga i riu serb.
Por, pasi plaka serbe e ka marrë pak veten, gjeti forcë për të raportuar krimin tek prifti i fshatit, i cili ka lajmëruar policinë, kurse gruaja e vjetër është ende në gjendje shoku, ndërsa prokurori ka urdhëruar arrestimin e dhunuesit.
Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet dhe plaka është kontrolluar nga gjinekologu, i cili ka thënë se gjurmët dhe lëndimet, flasin për përdhunim.
Në lidhje me këtë rast është informuar edhe OSBE-ja dhe EULEX-i, të cilët do të hetojnë rishtazi ngjarjen dhe do të monitorojnë të gjithë procesin.