Hakerët sulmojnë Rita Orën
Prishtinë, 2 shtator - Rita Ora u ka kërkuar ndjesë fansave te saj, pasi hakerët kanë sulmuar llogarinë e saj në rrjetin social Twitter dhe kanë shkruar një "cicërimë", gjoja se asaj i pëlqen këngëtari i "One Direction", Harry Styles.Këngëtarja 21 vjeçare e zbuloi këtë fakt të shtunën, kur vërejti se nga llogaria e saj ishte shkruar: "Dua të jem me Harry Styles."Ajo menjëherë ka shlyer këtë mesazh dhe u ka thënë 1.1 milion përcjellësve të saj në Twitter se ka kontaktuar me administratorët e rrjetit social dhe përkohësisht do të mbyll logarinë e saj, derisa të shmanget ky problem. /KohaNet