Ekskluzive : Rita Ora në Prishtinë, koncert më 10 shtator . ( VIDEO )
Publikuar: 08.09.2012 - 13:27
Prishtinë, 8 shtator – Këngëtarja jonë, e cila jeton me familjen e saj në Londër të Britanisë së madhe, Rita Ora, ashtu siç është paralajmëruar tashmë ka arritur në Aeroportin e Prishtinës.
Paralajmërohet se ajo shumë shpejt do të ketë një koncert në Prishtinë. Sipas disa burimeve, ajo do ta mbajë koncertin të hënën, më 10 shtator, në ditën e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, dhe ai koncert do të mbahet në stadiumin e qytetit të Prishtinës.
Me gjasë ky koncert do të jetë dhuratë e saj për bashkatdhetarët kosovarë, pasi zyrtarisht nuk ka asnjë njoftim për këtë koncert dhe as shitjen e biletave. Koha.net