Pages

Dymbëdhjetë vjeçar dhe në universitet !

Vetëm 12 vjeç, pa iu dirsur akoma mustaqja dhe ende me zërin e një fëmije ... ka nisur studimet në universitet. 


Fjala është për gjeniun e vogël britanik, Xavierin, i cili tashmë ka nisur studimet e larta në fakultetin e Matematikës, pranë Open University, i njohur si universiteti më i madh në Mbretërinë e Bashkuar, për të mësuarit në distancë.
Ka qenë pikërisht një fakt i tillë, që e renditi studentin më të ri në listën e mrekullive të botës, mbi mendjet e  shkëlqyera që në moshë të hershme.
Lidhja midis 12 vjeçarit Xavier Gordon Broun, dhe matematikës, thuhet se është forcuar shumë herët, madje edhe para se të fillojë të mësojë të shkruajë, dhe të shkojë në kopsht.
Siç ka thënë për “Daily Mail” nëna e tij, gjeniu i vogël, e dinte tabelën e shumëzimit që kur ishte i mitur...