Pages

Digjet për së gjalli 28-vjeçarja nga Kosova

Një femër 28-vjeçe nga Kosova, e cila kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies së saj me të dashurin, është kapur për fyti nga ky i fundit deri sa i ka humbur ndjenjat, e më pas i ka vendosur një qese plastike në kokë, është mbështjellë me një batanije të lagur me benzinë, ku më pas i është vënë flaka,transmeton zeri.
Kështu është thënë në një gjykatë në Vjenë. E reja, e cila kishte punuar si kamariere në zonën Rudolfsheim-Funfhaus të Vjenës, sipas të dhënave fillestare, është mbytur nga i dashuri i saj 45-vjeç i cili nuk pranoi vendimin e saj për të mos qenë më së bashku, raporton “Vienna Times”.
Gjykata erdhi në përfundimin se ai kishte një xhelozi, e cila arriti në kufijtë e sëmundjes, dhe se nuk mundi të pranonte se ajo nuk dëshironte më të ishte me të.
Pas autopsisë, është zbuluar se femra 28-vjeçe nga Kosova kishte qenë e gjallë dhe e vetëdijshme kur i është vënë flaka, pasi në mushkëritë e saj janë gjetur gjurmë tymi.
Prokuroria theksoi se vdekja e saj ka qenë e tmerrshme dhe jashtëzakonisht e dhimbshme.
28-vjeçarja nga Kosova ka lënë prapa dy fëmijë, të cilët mezi i ka mbajtur me punën e saj si kamariere.
Trupi i pajetë i saj është gjetur nga i vëllai një ditë pas ngjarjes.