Pages

Rita Ora: Më 28 nëntor këndoj në Prishtinë

Publikuar: 26.08.2012 - 12:40

Prishtinë, 26 gusht - Superylli shqiptar, Rita Ora, ka zbuluar se është duke planifikuar një koncert të befasishëm në Kosovë, pasi është ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.
Rita, e cila i ka prindërit shqiptarë, por që është rritur në Londër, pritet që të kthehet në Prishtinë për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pasi është ftuar nga presidentja e vendit tonë, Atifete Jahjaga.
“Unë jam ftuar nga presidentja e Kosovës për të shkuar më 28 nëntor në 100 vjetroin e pavarësisë, kështu që mund të performoj disa këngë akustike si befasi për bashkëvendasit e mi”, ka theksuar Rita për revistën BANG, transmeton Telegrafi.Unë vazhdimisht shkoja në Kosovë në verë, por ka tre vjet që nuk kam qenë. Gjëja më e mire për vendin tim janë vet njerëzit, ata e duan jetën dhe kënaqen shumë, ndërsa vërtet më përkrahin, gjë për të cilën jam vërtet falënderuese”, shtoi Rita.




Kosova është po ashtu është vendi ku Rita mund t’i ha ushqimet e preferuara të saj, ndërsa ajo mezi pret që të shijojë piten me spinaq bashkë me nënën e saj.

“Nuk jam kuzhiniere e mirë, por nëna ime e bën piten më të mirë me spinaq. Unë mund ta bëj me nënën time bashkë dhe ai është ushqimi im i preferuar. Nuk tingëllon i mirë, por është vërtet shumë i shijshëm. Të merr diku rreth tri orë ta bësh, me brumin dhe shtresat që duhet t’i bësh gati”, përfundoi Rita.

Albumi i ri i Rita Orës i titulluar “ORA” do të jetë në shitje nëpër botë që prej datës 27 gusht.